Partitë opozitare

Opozita e ka mirëpritur deklaratën e kryeministrit Mustafa për zgjedhje të parakohshme

Partitë opozitare e kanë mirëpritur deklaratën e kryeministrit, Isa Mustafa mbi mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme. Kjo deklaratë është një shenjë pozitive dhe një ndryshim drastik i Mustafës, pasi deri më tani kryeministri ka shfaqur një kryeneçësi të tij, duke injoruar në vazhdimësi kërkesat e opozitës dhe të qytetarëve të Republikës, ka thenë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu. Edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka thënë se kryeministri, Isa Mustafa gjatë mandatit të tij nuk ka dhënë ndonjë rezultat dhe deklarata e tij, e dhënë të premten, tregon se ky koalicion po e përfundon këtë mandat. Ndërkohë, shefja e Grupit Parlamentar të “Nismës për Kosovën”, Valedete Bajrami, ka deklaruar se përfundimisht kryeministri, Isa Mustafa është dorëzuar ngase është bindur se as deputetët e tij nuk do ta votojnë këtë marrëveshje sepse janë bindur se është e dëmshme për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …