leoni

Kusari Lila vizitoi Kishën e Shën Mhillit në Doblibare

Kusari Lila vizitoi Kishën e Shën Mhillit në Doblibare

Me rastin e Festës së Pashkëve, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka vizituar Kishën e Shën Mhillit në Doblibare, si dhe familjen Gjoni, e cila para disa muajsh humbi tragjikisht dy djemtë, Antonin dhe Dritonin. Me këtë rast, Kusari Lila ka uruar nga afër Don Albert Jakaj dhe përfaqësuesit e fshatit Doblibare për Festën e Pashkëve, duke dëshiruar begati dhe ditë më të mira për gjithë besimtarët Krishterë. Në vizitën te familja Gjoni, kryetarja Kusari Lila ka shprehur edhe një herë ngushëllimet e sinqerta për prindërit, motrat dhe vëllezërit e Antonit dhe Dritonit. “Kam ardhur sot këtu, që në prag të Festës së Pashkëve, të qëndroj bashkë me ju për t’ju treguar se dhimbja e juaj është edhe dhimbja jonë. Antoni dhe Dritoni ishin dy nga bijtë më të mirë të Gjakovës, andaj sot lutemi që shpirtrat e tyre të prehen në paqe dhe qetësi, ashtu siç edhe ishin të qetë dhe të dashur në jetën e tyre”, ka thënë kryetarja e Gjakovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …