Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur sot se “po vijon me masat e shtuara të marra nga Policia e Shtetit me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Masa jo për panik,- thuhet në njoftim, – por për të krijuar një ambjent sa më të sigurtë për të festuar festën e Pashkëve.” Makina të blindura dhe forca speciale janë vërejtur sot në sheshet dhe bulevardet kryesore të Tiranës; masat e shtuara kanë nisur që dje, sidomos pranë katedraleve dhe kishave ku u mblodhën për të festuar të krishterët. Ndërkohë mësohet se rreth 60 persona me prirje radikale janë më vëzhgim.
Kontrolloni gjithashtu
Papa Françesku i ka quajtur mizori bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës
Papa Françesku i ka quajtur mizori bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës. Gjatë fjalimit …