Luan Haradinaj djali i dëshmorit të kombit Shkëlzen Haradinaj e ka kujtuar babain e tij në 18 vjetorin e rënies së tij. Ai ka thënë se ka ndërmend të ndjek rrugën e babait të tij duke i shërbyer me përkushtim e nder atdheut. “Shkëlzen, sot bëhen 18 vite që kur ti bashkë me Fatmirin, Hasimin e Luanin u përjetësuat në altarin ë lirisë për tu shëndrruar në kujdestarë të përjetshëm të kufijve të Shqipnisë. Lahutën e Malësisë e lexova, edhe me pushkë jam mësu me qit. E kam ndërmend me e ndjek rrugën tënde. Ti e ndërrove jetën tënde e timen, ti e lave veten me gjak për me jetu të lirë. Deshta me të tregu se në Kosovë kemi Polici Shqiptare, Ushtri Shqiptare, e po ashtu Student ne Universitete Shqip, po shëtitemi të lirë poshtë e lartë, pa na thënë kush ‘doberdan’ e as na pa sha…S’kemi as orë policore e as gjuhë të detyruar serbe…tash edhe unë si ti e kam dhënë betimin që do ti shërbej me nder e përkushtim vendit tim për të cilin u sakrifikuan breza e breza të tërë….Nderin dhe krenarinë tënde do ta qoj n’vend….Kurrë pa t’koritë”, ka shkruar Luan Haradinaj në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Papa Françesku i ka quajtur mizori bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës
Papa Françesku i ka quajtur mizori bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës. Gjatë fjalimit …