Kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, e vetmja rrugë që i ka mbetur për themelimin e Ushtrisë së Kosovës është që t’i bindë serbët që të jenë pjesë e procesit të themelimit të saj. Ai ka përkujtuar me këtë rast ka thënës se ne do të punojmë që ushtria e Kosovës të jetë ushtri e të gjithë qytetarëve dhe një ushtri shumetnike për t’i shërbyer çdo qytetari, në çdo cep të vendit, për të ruajtur integritetin dhe sovranitetin e Kosovës. Ne do të punojmë në mënyrë gjithëpërfshirëse, në koordinim të plotë me Amerikën dhe NATO-n dhe do t’i shterojmë të gjitha mundësitë për të diskutuar edhe me serbët. Thaçi ka ripërsëritur sa e sa herë deri tani se procesi i themelimit të ushtrisë së Kosovës është i pa kthyeshëm, por gjatë vizitave të fundit në Kosovë, senatori amerikan Mekkejn dhe ministri gjerman, Sigmar Gabiel, i kanë bërë konfirmuar Thaçit se pa pëlqimin e serbëve nuk do të ketë Ushtri të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti, sa u përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024, është më e ulët se në vitin 2018
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket …