Kryetari Bashota uron qytetarët me rastin e Pashkëve

Kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota, të gjithë besimtarëve të krishterë u ka uruar Festën e Pashkëve. Në urimin e Tij, mes të tjerash thuhet:

“Qytetarë të nderuar,

Si qytetar i parë i Komunës së Klinës, me rastin e Festës së Pashkëve, më lejoni që në emër të qytetarëve të Komunës së Klinës dhe në emrin tim personal, ju përcjell urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve të fesë katolike. Dita e Pashkëve është një ditë e veçantë për Kishën Katolike, për besimtarët katolikë, për Kombin tonë dhe njerëzimin përgjithësisht, sepse mesazhet që përcjellin Pashkët janë mesazhe për të cilat ka nevojë çdo njeri, pavarësisht besimit të cilit ai i takon. Është mesazhi i ripërtëritjes së shpresës, të besimit dhe i gjithçkaje që besohet se është më e mirë për jetën e individit, për jetën e shoqërisë, për jetën e një vendi e të një komuniteti. Dhe dua që t’i uroj në këtë kontekst të gjithë shqiptarëve: Ditë më të mira për të gjithë! Të ringjallim dhe ripërtërimë besimin për mundësitë e mëdha që ka gjithsecili prej nesh! Të ripërtërijmë shpresën për hapësira të mëdha të cilat janë përpara nesh dhe duhet të shfrytëzohen me punë, me guxim, me dinjitet, me ndershmëri, me integritet dhe me shumë angazhim dhe tepër kurajo. Kombi ynë shqiptar brenda frymës tradicionale që ngërthen shekuj me radhë, si vlerë më të çmuar ka ruajtur harmoninë tradicionale të këtij koloriti të besimeve që mbërthehen brenda, ndërkaq kontributi për mirëkuptim dhe tolerancë, në bërthamën e saj ka një peshë të veçantë në mesin e qytetarëve tanë. Kjo vlerë është ruajtur dhe kultivuar nga thellësitë e shekujve, si shprehje e traditës që kanë rrënjosur etërit tanë dhe kultivuar rilindësit tanë, ndërsa ky brez këtë substancë që kanë krijuar ata po e kultivojnë me devotshmëri dhe dinjitet të lartë. Populli ynë, në frymën e respektit dhe të tolerancës, është i angazhuar që bashkërisht pa dallim ta ruajnë paqen, sigurinë dhe begatinë e këtij vendi që u krijua me gjakun më të shtrenjtë të bijave dhe bijve të Kosovës”.

GËZUAR DHE PËR SHUMË MOTE, PASHKËT!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …