Ultra nacionalisti serb, Vuk Drashkoviq, ministër në kohën e regjimit kriminal të Milosheviqit, serbi i cili kishte propozuar dëbimin e të gjithë shqiptarëve nga Kosova drejt Bjeshkëve të Nemura, gjatë një interviste për “Deutche Welle”, se ka deklaruar se vendi i tij po e paguan shtrenjtë idenë e “Serbisë së madhe”. Duke folur për marrëdhëniet Shqipëri-Serbi në vitet, ish-ministri i Jashtëm serb shprehet se në historinë mes dy vendeve ka shumë shembuj, që sipas tij vendet kanë ndihmuar njëri-tjetrin, si për shembull në kohën e Luftërave ballkanike, kur janë vrarë 400 mijë shqiptarë dhe kur ushtria serbe dhe Esad Pasha kanë ndihmuar njeri-tjetrin. “Sa herë që shkoj në varrezat serbe në Paris, unë i marr me vete dy buqeta lulesh: një për ushtarët serbë që kanë rënë atje dhe tjetrën për, Esad Pashën, i cili ka vdekur në spitalin ushtarak të Parisit në vitin 1920 (i vrarë nga atdhetari Avni Rrustemi) dhe me dëshirën e tij është varrosur në mesin e ushtarëve serbë”, rrëfen Drashkoviq.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …