MASHT dhe SBASHK nënshkruajnë Kontratën e re Kolektive të arsimit

MASHT dhe SBASHK nënshkruajnë Kontratën e re Kolektive të arsimit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, dhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, nënshkruan sot Kontratën e re Kolektive të arsimit në Kosovë. Ministri Arsim Bajrami tha se nënshkrimi i kësaj  kontrate parasheh obligimet e shtetit te Kosovës që mësimdhënësit të kenë një pozitë adekuate dhe të stimulohen. Sipas tij, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë mirëpret sindikatën edhe në përpjekjet e përgjithshme për rritje të cilësisë në arsim. Ai tha se së shpejti do të procedohet edhe ligji  për mësimdhënësit e viteve të 90-ta. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, tha se e veçanta e kontratës së re kolektive të arsimit është se këtë vit nënshkruhet kontrata e përgjithshme e SBASHK, që përfshin arsimin fillor, të mesëm, universitar dhe të gjitha kategoritë e sindikatës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …