Driton Gashi drejtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, sot ka raportuar para Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së. Mbledhja e komisionit është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa pas mbledhjes në prononcim për media kryetari i këtij komisioni Haxhi Shala, tha se drejtori ka raportuar për gjendjen e sigurisë më vend dhe se nga sot nuk ka më alarm për sulme të mundshme në Kosovë. Shala tha nuk është biseduar për organizatat e dyshuara për sulme, pasi që të gjitha janë nën hetime. Se a kanë qenë serioze këto kërcënime ai tha se institucionet kërcënimet duhet t’i marrin seriozisht dhe se duhet të këtë gatishmëri. Ai madje tha se situata ka qenë serioze shkak i festës së Pashkëve. Se kanë qenë figura politike cak i këtyre sulmeve ai ka pohuar një gjë të tillë, duke theksuar se bëhet fjalë për figura të cilat janë përmend në media, si kryetari, kryeministri e personalitete të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …