leoni

Arsim Bajrami e Rrahman Jasharaj kanë nënshkruar Kontratën e re Kolektive të Arsimit

Arsim Bajrami e Rrahman Jasharaj kanë nënshkruar Kontratën e re Kolektive të Arsimit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami në bashkëpunim me kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj, kanë nënshkruar sot Kontratën e re Kolektive të arsimit. Ministri  Bajrami ka thënë se kjo kontratë përcakton partneritetin strategjik të Ministrisë së Arsimit me Sindikatën e Bashkuar në të gjitha dimensionet e arsimit.  Sot është një ditë e veçante për Ministrinë e Arsimit sepse ne e kemi nënshkruar kontratën e re kolektive së bashku me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit. Një kontratë e cila përcakton një partneritet strategjik të Ministrisë së Arsimit  me Sindikatën e Bashkuar në të gjitha dimensionet e sektorit të arsimit dhe kjo vjen  si rezultat i përpjekjeve të Ministrisë që të rregullojë pozitën e mësimdhënësve  sepse ne tani kemi kontraktuar komplet kornizën ligjore për zhvillimin profesional të mësimdhënësve”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

VV pretendon se ka numrat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin

Në prag të seancës së re të Kuvendit, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka deklaruar …