Varreza Masive

Kërkimet për mbetjet mortore të shqiptarëve po vazhdojnë në rajonin Kizhevac të Rashkës së Serbisë

Kryetari i Komisionit për personat e pagjetur në qeverinë e Kosovës, Prenk Gjetaj, i tha Radios Evropa e Lirë se “kërkimet për mbetjet mortore të shqiptarëve” kanë vazhduar në rajonin Kizhevac të Rashkës së Serbisë. “Gërmimet po vazhdojnë për të pestën herë me radhë, pasi deri tani katër herë janë ndërprerë. Presim që kjo të jetë faza përfundimtare kurse të gjitha informacionet e tjera varen nga rezultati. Ekipet tona janë atje vetëm si vëzhguese, ndërsa gërmimet janë duke u bërë. Gjetaj pret  që të gjenden mbetje mortore të shqiptarëve, sepse, siç tha, ‘në bazë të informacioneve me të cilat posedojnë ‘ata janë varrosur aty’. “Gërmimet do të zgjasin me javë, varësisht nga intensiteti i punëve, Nuk është kjo një punë një ditore”, tha Gjetaj.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …