Komiteti për Politikë dhe Financa në Malishevë mbajti mbledhjen e pestë për këtë vit

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), nën drejtimin e kryesuesit te Kuvendit të Komunës së Malishevës, Aziz Thaçi, ka mbajtur mbledhjen e pestë të radhës. KPF nga kjo mbledhje, ka dhënë një varg rekomandimesh për mbledhjen e Kuvendit të Komunës, në mesin e tyre edhe raportin e të hyrave dhe shpenzimeve në periudhën janar-mars 2017. Po ashtu, KPF, ka rekomanduar për kuvend, edhe kërkesën për bartjen e të hyrave vetanake, nga viti fiskal 2015 dhe 2016, në vitin fiskal 2017. Për mbledhjen e ardhshme, është rekomanduar dhe informimi për punën e zyrës së Tatimit në Pronë, për vitin 2016, si dhe është rekomanduar edhe plani i punës së Zyrës së Prokurimit Publik për vitin 2017, pikë kjo e përsëritur.

Ndërsa rekomandimet tjera që u dhanë për kuvend, janë edhe një peticion i parashtruar nga banorët e fshatit Lladrovc, pastaj një kërkesë e Këshillit për kthimin e pronave të Bellanicës, një kërkesë e banorëve të lagjes së Gurit në Malishevë, kërkesa e kryesisë së fshatit Dragobil, për çështjen e deponisë për riciklim dhe asgjësim të mbeturinave, si dhe projekti i rrugës unazore në Malishevë, e cila është duke u ndërtuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …