leoni

Nis ndërtimi i dy urave për këmbësor mbi Lumin Nerodime

Kanë filluar punimet në ndërtimin e dy urave për këmbësor mbi lumen Nerodime, si dhe disa projekte të tjera kapitale në Komunën e Kaçanikut. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e mëngjesit të udhëhequr nga Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi ndërsa prezantuan drejtorët e drejtorive komunale si dhe udhëheqësit e disa sektorëve. Në takim po ashtu u bë e ditur se kanë filluar punimet edhe në projektin “Asfaltimi i rrugëve në fshatin Koxhaj” si dhe po vazhdojnë punimet sipas planifikimeve në projektet e tjera kapitale. Nënkryetari Elezi tha se punimet në projektet kapitale janë duke u realizuar sipas kushteve të larta të ndërtimit, ndërsa shtoi se paratë e taksapaguesve kaçanikas po kthehen në ndërtimin e infrastrukturës dhe mirëqenien e qytetarëve. Në këtë takim drejtorët shpalosën angazhimet e javës që lamë pas si dhe planifikimet dhe ecurinë e punëve në javën që kemi filluar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …