Në Klinë u organizua akademi komemorative për mësuesin Dualan Gashi

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota është organizuar mbledhje komemorative pas ndarjes nga jeta të intelektualit, mësuesit, ish-anëtarit të Kuvendit të Klinës, Dulaman Gashi i cili vdiq pas një sëmundje të shkurtë, në moshën 60 vjeçare. Në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës, para familjarëve të tij, personaliteteve të shumta të jetës politike dhe kulturore, kryetari Bashota vlerësoi lartë figurën e Dulaman Gashit, duke e lartësuar figurën e tij si personalitet intelektual e Kombëtar, me një kontribut të theksuar në mësimdhënie si dhe udhëheqjen e Shkollës fillore “Emin Duraku” në Sferkë disa vite më parë. Ai theksoi gjithashtu bashkëpunimin e tij me Dulin në periudha të ndryshme, para, gjatë dhe pas luftës.

“Klina, sot humbi një mësues, një aktivist të hershëm të çështjes Kombëtare, një prind shembullor dhe një qytetar të dashur. i cili kishte për ti dhënë akoma edhe shumë dije nxënësve, skenës politike kreativitet dhe harmoni, familjes ngrohtësi e përkujdesje. Do të na mungoj përgjithmonë” theksoi mes të tjerash Kryetari Bashota.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …