NISMA për Kosovën konstaton se kërkesa e përfaqësueses së zyrës së BE-së Natalyia Apostolova për rishikimin e marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe nga Gjykata Kushtetuese është e pa pranueshme sepse si e tillë jep një mesazh shumë të gabuar dhe një model të keq, sesa herë të mos i pëlqejë dikujt vendimi i gjykatave ato me kërkesë të politikës mund të ndryshohen. KJO kërkesë është ndërhyrje flagrante në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe si e tillë është në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Evropian, vlera të cilat ajo duhet t’i promovojë dhe t’i mbrojë në Kosovë. Ia kujtojmë znj. Apostollova se Gjykata Kushtetuese me aktgjykimet e saja ka shkarkuar dy president të zgjedhur të Kosovës, ka ndërhyrë në procesin e ndërtimit të shumicës parlamentare dhe përkundër pa pajtueshmërisë me këto vendime të saj, politika e Kosovës i ka pranuar dhe nuk i ka kundërshtuar. Ashtu sikur ka bërë thirrje Bashkimi Evropian që vendimet e lartë përmendura të zbatohen pa asnjë ndryshim ajo duhet të bëjë thirrje që të zbatohet edhe ky vendim dhe jo të veprojë me standarde të dyfishta!
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …