Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut theksoi se shefja e Zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova po i bën presion Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Sipas KMDLNj-së, duket se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është bërë një kërkesë e përbashkët e Serbisë dhe BE–së të cilat duan që ky proces të përmbyllet me një procedurë të përshpejtuar përkundër faktit se Gjykata ka gjetur 24 shkelje të Kushtetutës së Kosovës dhe ka rekomanduar të mënjanohen këto shkelje. Ndryshe, si të kuptohet ‘mesazhi’ i Shefës së Zyrës së BE – së në Kosovë, Natalyia Apostolova e cila thotë se: ‘marrëveshja’ për asociacionin duhet të rishikohet edhe një herë nga Gjykata Kushtetuese përveç se një kërcënim dhe ndërhyrje në punën e Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e vendimeve të mëhershme kur pikërisht kjo gjykatë konstaton 24 shkelje në marrëveshjen e Brukselit për formimin e Asociacionin e Komunave serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …