Duke komentuar propozimin e Edi Ramës për krijimin e unionit Kosovë-Shqipëri, në rast se dështon inkuadrimi në Bashkimin Evropian, propozim të cilin e ka mbështetur edhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, këto propozime i ka quajtur populiste. Në një intervistë për KTV, ai është shprehur se Kosova nuk synon bashkim tjetër përveç me BE-së. “Ne nuk e kemi orientimin që të bëjmë bashkime tjera, përveç Bashkimit Evropian. Edhe nëse s’na pranojnë për dere, do të hyjmë për dritareje”, ka thënë kryeministri që mund të pranojë union me çdo shtet por jo me Shqipërinë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …