Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkruar në rrjetin social se Partia Demokristiane e Nard Ndokës dhe Lëvizja Demokristiane e Mëhill Gecajt u shkrinë në një parti të vetme, për të fuqizuar kauzën demokristiane dhe kauzën e votës së lirë. “Dy aleatë në qëndresën tonë për zgjedhje të lira e të ndershme shpallën sot bashkimin e tyre në Sheshin e Lirisë. Partia Demokristiane e Nard Ndokës dhe Lëvizja Demokristiane e Mëhill Gecajt u shkrinë në një parti të vetme, për të fuqizuar kauzën demokristiane dhe kauzën e votës së lirë. Aktivistë demokristianë, përfaqësues të demokristianëve të Kosovës, intelektualë, qytetarë dhe drejtues të partive të koalicionit përshëndetëm këtë ngjarje të shënuar për të gjithë demokristianët shqiptarë”, ka theksuar Basha.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …