Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati mori mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zbatimin e reformës në drejtësi. Gjatë vizitës në Uashington, Bushati u takua në Shtëpinë e Bardhë me zv/këshilltaren e Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, zonjën Kathleen McFarland, e cila deklaroi se “Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqimisht partneritetin strategjik me Shqipërinë”. Ministri Bushati u ndal mbi “nevojën për të bashkërenduar përpjekjet për të konsoliduar orientimin euro-atlantik dhe për të përmirësuar mjedisin e sigurisë në rajon, në përgjigje të faktorëve që synojnë të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, duke penguar kursin e reformave transformuese”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …