leoni

Ende asnjë kandidaturë për kryetar të Republikës së Shqipërisë nuk është depozituar në Kuvend

Komisioni parlamentar i Ligjeve, i mbledhur të enjten pas mesdite, konstatoi se deri në afatin e përcaktuar (ora 14:00) të ditës së sotme asnjë kandidaturë për President të Republikës  së Shqipërisë nuk është depozituar në Kuvend. Në këto kushte, edhe radha e  votimit në Kuvend, i planifikuar në orën 15:00 të ditës së sotme, parashikohet pa asnjë kandidat në konkurim. Sipas nenit 87 të Kushtetutës, komisioni i Ligjeve, e quan votimin të kryer edhe kur në garë nuk paraqitet asnjë kandidature, thuhet në raportin përkatës, që do i paraqitet për informim seancës së sotme plenare. Rregullorja parlamentare parashikon, që deri në ora 14:00 të ditës së sotme procedura të ishte e hapur për të paraqitur kandidaturat, ndërsa pas kësaj ore fillonte detyrimi i komisionit të Ligjeve për të marrë në shqyrtim kandidaturat eventuale dhe për t’i paraqitur raportin përkatës seancës plenare.

Të mërkurën pasdite Kuvendi u mblodh për të votuar raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Por, deri në afatin e përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve nuk ishte depozituar asnjë kandidaturë për President pranë Kuvendit. Pas kësaj seance, kryeministri Edi Rama tha se maxhoranca i ka numrat për ta zgjedhur Kreun e ri të shtetit, por po mundohemi t’i japim një shans opozitës për të gjetur një figurë sa më shumë përfaqësuese dhe sa më gjithëpërfshirëse. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …