“Washington Post”-i: Kosova, arsyeja përse Putin është kundër Clintonëve

“Washington Post”: Kosova, arsyeja përse Putin është kundër Clintonëve

Sipas një artikulli të shkruar nga gazetari, Simon Waxman, në gazetën amerikane “Washington Post”, arsyeja përse Vladimir Putin ka preferuar gjatë tërë kohës që në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të jetë Donald Trump, e jo Hillary Clinton, është hasmëria që ai ka krijuar me Clinton-ët qysh në fund të shekullit XX, saktësisht në vitin 1999. Kjo për arsye se atëherë kryetari i SHBA-ve, Bill Clinton, vendosi që nën argumentin e ndërhyrjes humanitare të bombardonte Serbinë, për shkak të gjenocidit që ish-kryetarit jugosllav, Slobodan Millosheviq, po kryente ndaj popullatës shqiptare. Një shpjegim kompleks i mospëlqimit të Clinton nga Putin na kthen në kohën e Jugosllavisë, shkruan Waxman. “Ishte gjatë kampanjës bombarduese të NATO-s në vitin 1999, kur presidenti, Bill Clinton, ndihmoi inaugurimin e kësaj kohe moderne të ndërhyrjeve humanitare. Në bombardimin e Kosovës, Clinton kishte për qëllim ndaljen e dhunës nga nacionalistët serbë të udhëhequr nga Slobodan Millosheviq. Por, me këtë ndërhyrje ushtarake në zonën tradicionale të influencës ruse, Clinton zemëroi lidershpin rus”, thuhet në artikullin e “Washington Postit”. Celeste Wallander, një profesor nga Harvard që më vonë u bë edhe këshilltari kryesor i Barack Obamës për Rusinë, kishte shkruar se qëndrimi më i ashpër i rusëve “lidhet qartësisht me ngjarjet në Kosovë”. Që nga atëherë, Putin, që pushtetin e mori në vitin 2000, vazhdimisht ka kundërshtuar luftërat humanitare të SHBA-së .

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …