Reagim ndaj BE-së që kërkon zbatimin e Kushtetueses për tokën në Deçan

Kryetari i Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj, ka reaguar ndaj BE-së e cila kërkon që të zbatohet vendimi për faljen e tokës Manastirit të Deçanit.

Komuna e Deçanit dhe dy ndërmarrjet në vazhdimësi kanë kërkuar zbatimin e ligjit lidhur me kontestin e pronave të pretenduara nga Manastiri i Deçanit! Si është e mundur që zyra e BE-së në Kosovë të jetë e shqetësuar lidhur me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese ndërsa asnjëherë nuk ka qenë e shqetësuar me faktin se po provohet të “respektohet” një vendim i kohës së Millosheviqit për faljen e këtyre pronave manastirit të Deçanit. Ne kemi qenë dhe jemi për zbatim të ligjit, pra këto ndërmarrje të shkojnë në privatizim sikurse të gjitha ndërmarrjet tjera në Kosovë. Parimi i sundimit të ligjit duhet të respektohet nga të gjithë! Ne e vlerësojmë përkrahjen e BE-së për Kosovën dhe jemi falënderues, por vendimet e ndikuara dhe antiligjore nuk i zbatojmë! Ky problem tashmë është politik! Se di nëse ky problem mund të zgjidhet politikisht! Kjo mbetet të shihet. Ne vazhdojmë me qen të gatshëm për raporte të mira me Manastirin por jo me i fal pronat që ngulfatin zhvillimin ekonomik të Deçanit, thuhat në reagimin e Kryetarit të Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …