Qeveria e Kosovës

Shuma e të hyrave të Qeverisë për tremujorin e katërt të vitit 2016 ishte 436.6 milionë euro shpenzimet 596.4 milionë euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar për herë të parë llogaritë qeveritare të Kosovës, ku vërehet se shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për tremujorin e katër të vitit 2016, ishte 436.6 milionë euro, ndërsa, shpenzimet për këtë kohë ishin 596.4 milionë euro. Sipas ASK-së, ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda tre mujorit të katër të vitit 2016.“Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për tremujorin e katër të vitit 2016 ishte 436.6 milionë euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në prodhime, të cilat paraqesin 73% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.  Në TM4 2016, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 596.4 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë formimi i kapitalit bruto (31%), kompensimi i punëtorëve (23%), kontributet sociale dhe përfitimet (19%), dhe konsumi i ndërmjetëm (13%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …