Miku zviceran Willy Knecht viziton Kaçanikun

Miku zviceran Willy Knecht vizitoi Komunën e Kaçanikut i shoqëruar nga bashkëveprimtari Nezir Loku. Gjatë takimit në zyrën e Kryetarit të Komunës u diskutua për mundësitë e bashkëpunimeve të reja. Kryetari Besim Ilazi falënderoi mikun zviceran willy Knecht, për ndihmën dhënë Kaçanikut sidomos në ditët më të vështira. Patologu zviceran Knecht kishte ndihmuar në identifikimin e viktimave të masakrës së Kotlinës dhe viktimave të Kaçanikut. Nga ajo kohë ai është lidhur me Komunën e Kaçanikut dhe nuk i ka shkëputur asnjëherë lidhjet e tij, ndihmuar nga bashkëveprimtari Nezir Loku. Gjatë vizitës së tij patologu zviceran vizitoi edhe Kotlinën ku u takua me banorët e kësaj ane. Para dy viteve patologu Knecht kishte financuar nxemjet qendrore në Shkollën Fillore në Kotlinë dhe Shtrazë, ndërsa përkrahë me të holla fëmijët bonjak të Kotlinës. Gjatë qëndrimit në Kaçanik miku zviceran Knecht së bashku me nënkryetarin e Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi dhe me Drejtoreshën për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka, vizituan zyrën e HANDIKOS-it në Kaçanik, ku u njoftua nga afër me kushtet e kësaj qendre, ndërsa u premtoi mbështetje dhe bashkëpunime të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …