Ministri i Financave Avdullah Hoti, dhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza janë pritur në takim nga zëvendës presidenti i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, drejtori i Departamentit për Evropë në FMN, Paul Thomson, si dhe drejtorja Ekzekutive e Konstituencës së Kosovës, Michaela Erbenova. Zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar përgëzuan Ministrinë e Financave dhe Bankën Qendrore të Kosovës për implementimin me sukses të të gjitha reformave që lidhen me rishikimin e dytë dhe të tretë të programit. Ministria e Financave njofton se gjatë takimit është kërkuar të ndërmerren masa nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës që të bëhet ri klasifikimi i veteranëve të luftës sipas Ligjit të ri, si dhe amandamentimi i Ligjit për invalidët e luftës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …