Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar anulimin e urdhër arrestit për deputetin e saj, Albin Kurti. Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka shkruar se varësia e gjyqësorit të Kosovës nga pushteti politik po na shndërron në vend qesharak. Edhe pse aferat korruptive mes politikanëve, biznesmenëve e kriminelëve kanë dalë sheshit, me publikimin e dosjes “Pronto”, në vend se të lëshohet urdhër-arresti për ta, lëshohet për ata që i denoncojnë këto afera korruptive e që proteston kundër tyre. Në këtë rast për Albin Kurtin. Ky fletë – arrest i pabazë e jo ligjor duhet të anulohet menjëherë. Kosova e tenderëve të vjedhur, e korporatave miliardere, e luksit të oligarkëve, e nepotizmit, e shkatërrimit të shkollave e spitaleve, e varfërisë ekstreme dhe e papunësisë, nuk e ka asnjë të arrestuar përgjegjës për këto, edhe pse provat e dokumentet janë tashmë sheshit, sepse askush prej tyre nuk fshihet më ngaqë gjyqësorin dhe policinë e kanë nën kontroll, ka shkruar kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …