Dita Botërore e Tokës është shënuar edhe në Kosovë, duke filluar nga aktivitet vetëdisuese për ruajtjen e tokës, deri te pastrimi i deponive ilegale në kryeqytet. Një manifestimi në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, e organizoi edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, FSK-në, OJQ-të, Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, si dhe disa shkolla. Në një fjalë rasti, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala tha se kjo ditë e shënuar anë e kënd globit, e mbajtur dhe e shoqëruar me aktivitete të shumta mjedisore, kulturore dhe vetëdijësuese gjithsesi e obligon ministrinë por edhe organizatat joqeveritare, nxënësit dhe përfaqësuesit e shkollave, të kthejmë vetëdijen, kujdesin dhe respektin për tokën. “Kërkesat zhvillimore që ka shoqëria jonë në raport me zhvillimin ekonomik të vendit duhet të jenë të balancuara, në raport me mjedisin. Pra ne e kemi obligim të rregullojmë, të balancojmë raportim mes kërkesës zhvillimore dhe asaj mjedisore. Në raport me këtë punë institucionet e vendit, Ministria po krijon dhe po kompleton legjislacionin e mbështetur nga donatorët, bashkë me organizatat e tjera. Ne tanimë kemi hartuar një numër të madh të strategjive të cilat prekin dhe rregullojnë sferën e mjedisit. Prekin dhe rregullojnë ujin, tokën ajrin, mbetjet urbane, mbetjet industriale e kështu me radhë. Të gjitha këto janë sfida tashmë të identifikuara nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Një pjesë e tyre e madhe është e trashëguar nga e kaluara jonë, nga eksplatimi i egër që i është bërë këtij vendi, kësaj toke”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …