leoni

Pacolli: Qeveria të cilën e votova dhe isha kundër rrëzimit të saj në mënyrë diktatoriale nuk po më lë të kthehem në Kosovë

Pacolli: Kosova duhet të lirohet nga shkatërruesit

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se po shkojnë dëm miliona e miliona euro në tërë vendin, i cili po degradohet për mungesë të përkujdeset. Sipas tij, Kosova duhet të lirohet nga shkatërruesit, pasi vendi ynë ka nevojë për njerëz që e duan dhe punojnë për vendin.  “E shof çdo ditë dhe disa herë kam shkruar për investimet e kryera me paratë e qytetarëve, të cilat në mungesë të mirëmbajtjes dhe përkujdesjes çdo ditë shkatërrohen. Konkretisht kam shkruar për rrugën Prekoc-Krilevë (përreth lumit të Marecit). Rruga që u ndërtua në vitin 2014 sot praktikisht është e pakalueshme. Para kamerave të KTV-së një zv. Ministër i Qeverisë së Kosovës u pat zotuar se brenda verës së kaluar do të përfundojnë riparimin e rrugës. Nga ky zotim, pos gënjeshtrës nuk pati asgjë. Pra, ky investim disa milionësh praktikisht po shkon dëm ashtu siç po shkojnë dëm miliona e miliona euro në tërë Kosovën. Situata është shumë alarmante. Vendi po degradohet për mungesë të përkujdeset. Kosova duhet të lirohet nga shkatërruesit! Kosova ka nevojë për njerëz që e dojnë dhe punojnë për vendin”, ka shkruar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …