Pas kërkesës së Partisë Demokratike për bllokimin, ditën e hënë, të 5 akseve në Tiranë, Elbasan, Milot dhe Lushnje, Policia e Shtetit refuzoi të japë lejen për këtë protestë. “Kur ka arsye të motivuar se zhvillimi i një tubimi në një shesh ose vendkalim publik përbën një rrezik real për sigurinë kombëtare, sigurinë publike, parandalimin e krimit, mbrojtjen e shëndetit, ose të moralit, ose mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të të tjerëve dhe ky rrezik nuk mund të ndalohet me masa më pak shtrënguese, shefi i komisariatit të policisë mund të ndalojë zhvillimin e tubimit, ose të vendosë për kohën dhe vendin e zhvillimit të tubimit. Zhvillimi i protestave apo edhe i tubimeve të tjera në rrugët kryesore kombëtare, duke bërë bllokimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, përbën një cenim të rëndë të rendit publik”, tha Altin Qato, drejtor i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Publike.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …