Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se “ata që janë ngujuar sot në çadër nga frika e drejtësisë nuk e kanë aspak problem të prodhojnë probleme të reja për njerëzit dhe halle e konflikte të reja për vendin. Duan destabilizim, rrëmujë tym sepse e kuptojnë se çadra nuk i mbron dot edhe për shumë kohë nga drejtësia”, u shpreh kryeministri Rama. Ai u kërkoi qytetarëve të mos bëhen pjesë e protestës për të bllokuar rrugët kombëtare. Kush është shqiptar dhe me të drejtën e tij nuk e do këtë qeveri dhe mua për kryeministër duhet të refuzojë, sidoqoftë nuk duhet të bëhet mercenar i politikës së përbuzjes për Shqipërinë duke bllokuar rrugët ku qarkullojnë njerëzit e këtij vendi: fëmijë, nxënës, punonjës të sëmurë, të mirat materiale që furnizojnë ekonominë e familjeve”, tha Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …