Kryetari i Këshillit Kombëtar ë Nismës për Kosovën, ish kryekuvendari Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të vendit Isa Mustafa i cili tha se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme, por është koha për përmbushjen e obligimeve institucionale siç janë liberalizmi i vizave, formimi i ushtrisë së Kosovës si dhe zhvillimi ekomomik. Sipas Krasniqit, këto deklarata janë refrene të banalizuara skajëshmërisht, nga njeriu që sipas tij nuk ka ditur dhe nuk e ka marr asnjë vendim të guximshëm e të mirë pêr vendin e qytetarët. “Cila paska qenë fuqia e opozitës për të penguar në: Ndërtimin e Shtetit të se Drejtës, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik, lehtësimin në investime, luftimin e nepotizmit, liberalizimin, kush të pengoj të investosh për arsim cilësor, shërbime shëndetësore cilësore, investime në energjetikë, bujqësi etj”, ka pyetur Krasniqi. “Kur nuk dinë të qeverisësh, nuk guxon të marrësh vendime për vendin, ik e mos i mashtro qytetarët e Kosovës?! Kjo është puna më e mirë që mund ta bësh”, ka theksuar në fund ai.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …