Kryetarja e të djathtëve në Francë, Marinë Le Pen, është kualifikuar për radhën e dytë të zgjedhjeve presidenciale franceze së bashku me pro-evropianin, Emmanuel Macron, i cili ka fituar 2 për qind më shumë të votave për kryetar të Francës. Lë Pen me këtë rast përshëndeti një rezultat historik për formacionin e saj. Etapa e parë që do të çojë francezët në Sen Elize u kalua. Është një rezultat historik”, deklaroi Lë Pen duke shtuar se radha e dytë më 7 maj do të sillte francezët për të zgjedhur mes “globalizimit të egër evropian” mishëruar nga rivali i saj ose “alternativën e madhe të francezëve” që ajo përfaqëson.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …