leoni

Fillojnë punimet në projektin e asfaltimit të rrugës në Lagjen Neziraj në Dubravë

Punët administrative, ecuritë procedurale dhe projektet kapitale, janë diskutuar në mbledhjen e mëngjesit nga Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, Nënkryetari Remzi Elezi si dhe ekzekutivi komunal. Fillimisht Bahri Selimi- Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Rural tha se është përgatitur raporti tremujor financiar Janar- Mars 2017 dhe i është përcjellur kuvendit për miratim për mbledhjen e ardhshme. Ndërkohë Lidhur me ecurinë e implementimit të projekteve kapitale raportuan drejtori për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit Ukshin Çallaku si dhe Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjenca Ramadush Osmani. Drejtori Osmani tha se kanë filluar punimet në projektin e asfaltimit të rrugës në Lagjen Neziraj në Dubravë, ndërsa punimet në projekte të tjera janë duke u zhvilluar pa ndonjë pengesë te theksuar. Edhe Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka, tha se janë duke vazhduar punimet në rrënimin e objektit të vjetër të QKMF-së, ndërsa në këtë hapësirë është paraparë të bëhet edhe një pjesë e gjelbëruar. Për punët e bujqësisë raportoi Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Zylfi Koxha, ndërsa Burim Çaka Drejtor për Administratë të Përgjithshme raportoi për punët e kësaj drejtorie, kurse Hidajete Guri- Shefe e Personelit, njoftoi për procedurat dhe ecuritë e rekrutimit në Komunën e Kaçanikut.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …