Vetëvendosja ia ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, kërkesën për interpelancë për ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha. Lajmi për dorëzimin e kësaj kërkese e ka bërë me dije, deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu. Në emër të grupit parlamentar, dorëzova interpelancën për ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, për mosveprimin e saj karshi rekomandimeve të Kuvendit, e që kanë të bëjnë me hetimin e pavarur për vdekjen e dhunshme te aktivistit Astrit Dehari, për skandalet e Departamentit për Mjekësi Ligjore, rasti Zhubi dhe Sopa, për vdekjet në qendrat korrektuese, etj.”, ka shkruar Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …