Komisari evropian për negociata e Zgjerim Johannes Hahn, ka thënë se janë të papranueshme deklaratat e disa liderëve në rajon për ndryshimin e kufijve. “Shpreh zhgënjim dhe nëse mund të them edhe zemërim tim për shkak të deklaratave nxitëse të disa liderëve në rajon, duke lënë të kuptohet se ata janë Edi Rama dhe Hashim Thaçi. Deklaratat e tilla, që mund të cilësohen edhe si përzierje në shtetet e tjera dhe implikojnë ndryshime të kufijve, janë të papranueshme. Hahn gjatë takimit me ish-zëdhënësin e Milosheviqit, Ivica Daçiq, në Bruksel ka lavdëruar Serbinë, e cila sipas tij është në rrugë të duhur dhe se së shpejti pritet të hapen kapituj të rinj negociues për anëtarësim në Bashkimin evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …