Kosova kryeson plenumin e parlamentit të komunitetit të energjisë

Kosova kryeson plenumin e parlamentit të komunitetit të energjisë

Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, Muhamet Mustafa, do të kryesojë sonte Sesionin e Parlamentit të Komunitetit të Energjisë, që mbahet në Bruksel dhe do t’i adresohet këtij forumi në emër të Kosovës. Ky forum përbëhet nga përfaqësuesit e parlamenteve të Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Bullgarisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kroacisë, Malit të Zi, Rumanisë, si dhe 16 përfaqësuesve të Parlamentit Evropian, i formuar për të mbështetur politikat për realizimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, të aprovuar më 2003.  Forumi përqendrohet në rritjen e sigurisë së furnizimit me energji, me çmime të pranueshme, energji brenda kritereve ekologjike nëpërmjet përafrimit të kornizës ligjore për këtë sektor, projekteve të përbashkëta për rrjetin e infrastrukturës energjetike dhe krijimin e tregut të përbashkët të energjisë, ka bërë të ditur zyra për informim e Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …