MKRS-ja investon 450 mijë euro në Lipjan

Në vazhdën e investimeve në sport, që për qëllim kanë përmirësimin e infrastrukturës në vend, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Lipjanit, me qëllim mbështetjen financiare për projektin “Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit “Sami Kelmendi”, në të cilin projekt, MKRS-ja do të investojë 450 mijë euro. Ministri i Kulturës Kujtim Shala dhe Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, me këtë rast u shprehën se ky investim kapital ndihmon zhvillimin dhe avancimin e futbollit në Lipjan. Ministri Shala u shpreh se MKRS-ja po punon në shumë drejtime, që të ndihmojë komunat për përmirësimin e infrastrukturës sportive, në mënyrë që të krijohen kushte të volitshme për zhvillimin e mëtutjeshëm të futbollit, sidomos në këtë fazë kur futbolli i Kosovës është ndërkombëtarizuar. Kryetari Ahmeti e falënderoi ministrin Shala për mbështetjen që i ka dhënë Lipjanit, dhe u shpreh se ky projekt është i një rëndësi të posaçme për futbollin e kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …