Në vazhdën e aktiviteteve nga vizita zyrtare në Kuvendin e Kroacisë, delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme, u takua edhe me udhëheqësin e Delegacionit të Republikës së Kroacisë në SEECP, Predrag Matic. Siç bën të ditur zyra për informim e Kuvendit të Kosovës, në ketë takim delegacionet këmbyen mendimet rreth bashkëpunimit, veçanërisht për kërkesën e Kosovës për të kryesuar SEECP-in. Delegacioni i Kosovës tregoi mirënjohjen për kontributin e delegacionit të Kroacisë dhënë Kosovës me rastin e përcaktimit të kryesimit nga ana e Kosovës të Komisionit për Ekonomi, Energjetikë e Tregti të SEECP. “Matic, mes diskutimeve të tjera me delegacionin e Kosovës, deklaroi gatishmërinë e delegacionit kroat për mbështetjen e paskajshme në kërkesat e Kosovës”, thuhet në njoftim. Gjithashtu theksohet se gjatë ditës së dytë të vizitës, delegacioni u takua edhe me Grupin e Miqësisë Kroaci-Kosovë, të kryesuar nga Andrija Mikulic. Delegacionet diskutuan lidhur me pozitën e komunitetit kroat në Kosovë dhe të atij shqiptar në Kroaci, me ç’rast u shpreh gatishmëria e të dy palëve për avancimin e pozitës se tyre në shoqëritë respektive. Në takim, po ashtu u shpreh gatishmëria dhe interesimi i palëve për nismën e aktiviteteve në kuadër të grupeve të miqësisë, si dhe u iniciua mbajtja e takimit të parë midis dy grupeve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …