Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, duke iu përgjigjur kritikave të zyrtarëve të BE-së, të cilët deklarimet e tij dhe të Edi Ramës për bashkim kombëtar i kanë quajtur kërcënim për BE-në, tha se kërcënim për Brukselin është nacionalizmi serb e jo deklaratat e tij. Ndërsa deklaratat e zyrtarëve të BE-së, i quajti bajate dhe të neveritshme. “ Kërcenim për BE është nacionalizimi serb. Beogradi është duke punuar në destabilizimin e rajonit dhe instalimin e ndikimit të fuqishëm të Rusisë në Serbi prej bazave ushtarake deri tek avionë e Rusisë. Dhe kjo përkëdhelje nga zyrtarët e BE për Beogradin dhe këto deklarime janë shumë bajate, të gërditshme, neveritëse dhe të papranueshme për Kosovën, në veçanti ne këtë vonesë të pajustifikueshme, për procesin e liberalizimit të vizave për vendin tonë tha kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …