leoni

Shënohet 19- vjetori i daljes në skenë të UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Shënohet 19- vjetori i daljes në skenë të UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Në Drenoc të Rahovecit është shënuar 19 vjetori i daljes në skenë të UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut. Kryetari i Rahovecit Idriz Vehapi, tha se kjo ditë është nga ato ditët e mëdha të historisë kombëtare që na bënë të ndihemi krenar. Ai theksoi se sot është dita kur ushtarët që kishin vepruar ilegalisht ‘dolën dhe thanë se ne jemi ata që do të luftojmë për vendin tonë’. Kreu i Rahovecit shtoi se nuk do ta harrojnë këto ditë sepse u ndien të çliruar me të sigurt sepse tani armiku nuk do të hynte në oborret e shtëpive për t’i maltretuar e vrarë shqiptarët pa menduar se do të vriten. “Lufta për liri nuk do të fitohej nëse Feimi si student i dalluar nëse nuk e linte vetëm diplomën që ta merrte në liri qoftë edhe si dëshmor”; tha Vehapi. Ndërsa ish-zëvendëskomandati i Zonës Operative të Pashtrikut Sadik Halitjaha, tha se kur të tubohen në këtë vend kanë një qëllim që ta kujtojnë luftën e lavdishme të UÇK-së por ta ruajnë me krenari. Ai tha se kjo zonë ka qenë ndër më e madhja ku ka pasur 7 brigada me përfshirje të rreth 30 për qind të territorit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …