Banoret e Deçanit kanë mbajte takim të përbashkët më zyrtarë komunal dhe Drejtorin e Ndërmarrjes ,,Hixhena’’

Nënkryetari i Komunës së Deçanit Sami Cacaj dhe drejtori  për Mbrojtje Shpëtim dhe  Shërbimeve publike Izet Zenuni kanë mbajtë takim të përbashkët më këshillin e qytetit të Deçanit dhe Drejtorin e Ndërmarrjes ,,Hixhena’’. Temë e këtij takimi ishte shqetësimi i banorëve të komunës së Deçanit për mos kryerjen e shërbimeve  për largimin e mbeturinave më kohë në ekonomit familjare nga kompania përgjegjëse. Ky fakt ka shqetësuar përfaqësuesit e lagjeve të qytetit të cilët kanë mbajtur një takim të përbashkët me nënkryetarin e komunës së Deçanit dhe njëherit kanë kërkuar nga kompania edhe nga drejtoria e shërbimeve Publike, njëkohësisht edhe nga inspektorët komunalë që sa më parë të bëjnë një zgjidhje të përbashkët për grumbullimin e mbeturinave. Këshilli i qytetit të Deçanit, ka kërkuar që të ju kryhet shërbimi 4 here në muaj nga kompania dhe si propozim i tyre ishte që të ngritet çmimi i tarifave mujore. Aktualisht ekonomit familjaret kësaj kompanie në muaj i paguajnë 3.5 euro, ndërsa në të ardhmen nëse do të arrihet një marrëveshje për grumbullim të mbeturinave 4 herë në muaj, çmimi do të jetë 5 €. Përfundimisht u dakorduan se shërbimin që ofron kompania të ngritët në nivelin e duhur, shqetësim mbetet edhe fshirja e borgjeve nga ekonomitë familjare e sidomos bizneset në qytet. Si rekomandim nga ky takim doli që të krijohet një  trupë e përbashkët, i përberë nga Drejtori i Shërbimeve Publike, Inspektorët Komunal, Policia dhe Kompanitë në fjalë në mënyra që ta bëjnë parandalim e hedhjeve të mbeturinave vend e pa vend duke krijuar edhe deponi ilegale, ndërsa personat përgjegjës të kësaj trupe të shqiptojnë edhe gjoba  për ata të cilët zihen duke hesdhur mbeturina. Gjobat janë në tarifë nga 50 €  deri në 2500 €.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …