Në Dubravë të Kaçanikut shënohet Dita e shkollës

Në fshatin Dubravë të komunës së Kaçanikut, në prani të nxënësve, mësimdhënësve e shumë qytetarëve jo vetëm të Dubravës është shënuar 69 vjetori i Ditës së Shkollës. Në manifestimin solemn ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës, Besim Ilazi dhe shokë, miq e familjarë të heroit Kadri Zeka, emrin e të cilit me krenari e mban shkolla. Kryetari Ilazi i ka përgëzuar nxënësit e arsimtarët për këtë ditë feste duke bashkëndarë gëzimin e kësaj dite të shënuar. Ai i ka inkurajuar mësimdhënësit për punë më të përkushtuar, ndërsa nxënësit për thellimin e njohurive të reja. Një fjalë rasti para të pranishmëve e ka prezantuar Tefik Vishi, drejtor i shkollës. Ai ka thënë se fillet e shkollës në Dubravë datojnë që nga viti 1948 ndërsa sot shkolla ka mbi 430 nxënës me mbi 30 mësimdhënës. Për rezultatet e arritura janë shpërblyer me Mirënjohje mësimdhënësit Imri Berisha e Xhevat Dogani dhe nxënësit Ardiana Dullovi, Agnesa Hajdari dhe Elmedina Neziraj. Për nderë të Ditës së shkollës janë organizuar edhe gara sportive në futboll e volejboll, ndërsa ekipet e klasave fituese janë shpërblyer me kupa.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …