leoni

Edi Rama

Rama: Për 25 vite është thënë se ky vend nuk bëhet, sot po bëjmë shtet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim gjatë të mërkures me të rinjtë që votojnë për herë të parë në qytetin e Korçës. Rama ftoi të rinjtë t’i bashkohen Partisë Socialiste, ndërsa u shpreh se 3 vite më parë vendi ishte i zhytur në prag falimentimi dhe e zhytur në borxhe. Kryeministri u shpreh se për 25 vite u tha se ky vend nuk bëhet, por sot po behet shtet. “Kam besuar gjithmonë se të aktivizohesh dhe të bashkohesh një ideje dhe një programi nuk do të thotë të bëhesh politikan, por do të thotë të bësh gjera që i vetëm nuk i bën dot. Sot ka shumë arsye për tu bashkuar dhe për të qenë më shumë se asnjëherë tjetër me PS që të çojmë përpara idenë tonë se ky vend mund të bëhet. Sot jemi në një moment që është në udhëkryq, pasi 3 vite më parë ne gjetëm një Shqipëri që ishte ne prag falimentimi dhe e zhytur në borxhe. Ne gjetëm arkën e shtetit bosh. Ne gjetëm një mal borxhesh në sektorin e energjisë. Gjetëm një Shqipëri ku krimi ishte ulur këmbëkryq. Gjetëm një Shqipëri ku për 25 vite u tha klub më klub dhe oborr më oborr se ky vend nuk bëhet, por sot ne po bëjmë shtet”, ka thënë Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …