Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli në kuadër të vizitave nëpër komuna, gjatë të mërkurës e ka vizituar qytetin e Pejës, ku ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e bizneseve në këtë qytet, në kuadër të vizitave Pacolli ka qene i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij. Ai para ndërmarrësve pejanë, prezantoi programin zhvillimor të Aleancës Kosova e Re, program ky me të cilin Kosova do të shënojë rritje ekonomike mbi 8%, vende të reja të punës, si dhe krijim të një ambienti të sigurt për investime. “Nga politikat e gabuara qeveritare, Kosova sot ndodhet në krizë ekonomike, nuk kemi investime kapitale, TVSH-ja është rritur, papunësia gjithashtu, ndërsa shihet çartë se në çdo sferë të jetës Kosova ka shënuar regres. Sipas programit tonë në vitin e dytë të qeverisjes së AKR-së, do të arrijmë rritje ekonomike e cila do të krijojë mundësi punësimi deri në 60 mijë vende të reja çdo vit. Ne kemi demonstruar që dimë të punojmë, por kemi edhe mundësi”, ka thënë Pacolli pos të tjerash.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …