Investime të shumëanëshme në fshatin Morinë të Skenderajt

Komuna e Skenderajt në vazhdën e realizimit të projekteve infrastrukturore më qëllim të modernizimit të vendbanimeve dhe lagjeve të Skenderajt, ka filluar realizimin e projektit të ndërtimit të rrugëve të lagjeve në fshatin Marinë. Punimet kanë filluar në rrugët e lagjeve Hoti dhe Kuçica dhe do të zgjidhin problemin e mungesës së rrugëve të asfaltuara në këto dy lagje. Më këtë rast Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura i shoqëruar edhe nga Kryesuesi i Kuvendit Ismet Salihu, ka qëndruar në Marinë ku kanë bashkëbiseduar me banorët e këtushëm në lidhje me realizimin pa telashe të projketit të asfaltimit të rrugëve të lagjeve në këtë fshat. Nënkryetari Nura i ka informuar banorët e këtushëm se rruget e lagjeve në Marinë do të asfaltohen me dinamikë të shtuar dhe me kualitet të garantuar.  Ai po ashtu ka dhënë lajme të mira edhe për dy projekte të tjera të cilat do ta përfshijnë Marinën si, rrjeti i ujësjellësit, përkatësisht tubi furnizues për këtë fshat, si dhe renovimi i shkollës së fshatit që do të ndodh këtë vit. Nënkryetari Nura u shpreh i kënaqur me krijimin e mundësive për investime meritore në këtë fshat, i cili i ka dhënë lirisë së Kosovës dëshmorë të dalluar dhe shumë martirë. Marina prej luftës ka dalur totalisht e shkatërruar dhe me humbje të mëdha të jetës së njerëzve. Njihet si njëri ndër fshatrat që ka pasur pasojat më të rënda në njerëz dhe ekonomi familjare. Mirëpo falë investimeve që po bënë Komuna e Seknderajt si kudo në territorin e saj, ky fshat po modernizohet dhe po i kthehet jetës normale duke kujtuar gjithmonë sakrificën e bijëve dhe bijave të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …