MKRS-ja Investon në Istog 600 mijë euro

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, me të cilin bisedoi për projektet e përbashkëta në fushën e kulturës, sportit dhe rinisë.

Po ashtu, në këtë takim është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Istogut, qëllimi i të cilit është mbështetja financiare e projektit “Faza Përfundimtare e Ndërtimit të Palestrës së Sportit në Komunën e Istogut”. Ky projekt ka vlerë financiare prej 600 mijë euro.

Ministri Kujtim Shala dhe kryetari Haki Rugova, u shprehën se me këtë hap, Istogu bëhet me palestër bashkëkohore, e cila krijon kushte moderne për qytetarë, rininë dhe sidomos sportistët e këtij qyteti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …