Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi në një artikull të gazetës prestigjioze amerikane “New York Times” ka komentuar vendimin e Gjykatës në Colmar për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Thaçi në NYT ka thënë se edhe një herë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe nuk përfillen nga bota demokratike. “Ka fituar drejtësia mbi shpifjet e Serbisë. Serbia është ajo që ka kryer krime kundër njerëzimit në Kosovë. Ka bërë spastrime etnike. Ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Kosovës. Prandaj edhe një herë u dëshmua pafajësia e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e zotit Haradinaj dhe luftës së drejtë të popullit të Kosovës”, u shpreh Presidenti në të përditshmen amerikane “New York Times”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …