Kadri Veseli

Veseli bënë thirrje për qetësi në Maqedoni

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur i shqetësuar për zhvillimet e fundit në Maqedoni, ndërsa ka bërë thirrje për qetësi, pasi siç ka thënë, Maqedonia është një shtet mik, që e ka pranuar pavarësinë e Kosovës. “Jam i shqetësuar me zhvillimet e orëve të fundit në Maqedoni, të cilat po i përcjellim me vëmendje të shtuar. Maqedonia është një shtet mik, që e ka pranuar pavarësinë e Kosovës. I bëjmë thirrje faktorit politik që të ruajë paqen dhe stabilitetin. Është në interesin e të gjithë popujve në rajon që të ruhet stabiliteti dhe që krizat të zgjidhen me mjete politike”, ka shkruarnë një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …