Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se vendimi i gjykatës franceze për të lënë të lirë Ramush Haradinajn është politik dhe se nuk kishte asgjë të bëjë me ligjin. Daçiq kërcënon Francën dhe shton se ky vendim do të ketë pasoja të mëdha në marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. “Serbia ka nënshkruar një marrëveshje partneriteti strategjik me Francën. Çfarë partnerë strategjikë mund të jemi? Kjo me siguri do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona diplomatike”, ka thënë Daçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …