leoni

Rafet Gashi merr çmimin “Ushtari më i mirë ndërkombëtar’’

Rafet Gashi merr çmimin “Ushtari më i mirë ndërkombëtar’’

Forcat e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur ceremoninë kryesore të shpalljes së rezultateve të garës vjetore “Ushtari më i mirë i FSK-së’’ dhe të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë ndërkombëtar’’. Tetari Rafet Gashi mori vendin e parë ndërkombëtar, ndërsa vendin e dytë ndërkombëtar e fitij Ivo Bosiq nga Kroacia. Kurse, vendin e parë vendor e fitoj Binak Podrimqaku, tetar. Në garën “Ushtari më i mirë i FSK-së për vitin 2017’’, kanë garuar gjithsejtë 21 pjesëtarë, ndërsa në kuadër të garës ndërkombëtare FSK-ja dhe të gjitha shtetet pjesëmarrëse garuan me nga dy pjesëtarë.  Shtetet pjesëmarrëse në garën e parë ndërkombëtare “Ushtari më i mirë për vitin 2017’’,  që u zhvillua në Republikën e Kosovës, janë: Shqipëria, Belgjika, Kanadaja, Kroacia, Maqedonia, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar. Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, duke vlerësuar lartë këtë garë që për herë të parë është ndërkombëtare, tha se me përkushtimin e lartë, ushtarët e FSK po ngritin standardet me shpirt garues. Ai theksoi gara kishte për qëllim ngritjen e rezultateve të FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …